Mirëqënia e fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri. Raporti – “Si një pandemi globale po ndryshon jetët e fëmijëve në Shqipëri dhe Kosovë
Gjatë muajve Qershor – Korrik 2020, 477 fëmijë dhe të rinj të moshave nga 12-16 vjeç në 9 bashki të Shqipërisë u përfshinë në studimin “Si një pandemi globale po ndryshon jetët e fëmijëve në Shqipëri dhe Kosovë”. Tre çështjet kryesore që kanë dalë nga nga fëmijët dhe të rinjtë në këtë studim janë:
1. Rritja e nivelit të stresit tek të rinjtë si pasojë e izolimit social;
2. Mungesa e të drejtës për arsim cilësor gjatë periudhës së të mësuarit në distancë;
3. Dhunë fizike dhe emocionale e shtuar ndaj fëmijëve gjatë periudhës së pandemisë.