Thirrje e hapur për kompani/biznese që ofrojnë “Shërbim Transporti”

Në kuadër të programeve që kanë në fokus zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijëve e adoleshentëve, organizata World Vision Albania shpall thirrjen e hapur drejtuar kompanive/bizneseve që ofrojnë “Shërbim Transporti”.

Ftohen të gjitha kompanitë me përvojë dhe kapacitete të faktuara në fushën e transportit për të aplikuar për një kontratë 3-vjeçare.

Për më shumë detaje, lexoni dokumentin bashkëngjitur:

Si të shprehni interesin?

Kompanitë dhe bizneset e interesuara ftohen të shprehin interesin e tyre duke dërguar një email me detajet si më poshtë.

Dokumentacioni i kërkuar për shprehjen e interesit:

  • Email për shprehje interesi me “subject” si vijon:
    • Shprehje Interesi_Sherbim Transporti_Kampe Verore
  • Certifikatë Regjistrimi / NIPT

Të gjithë operatorët ekonomikë që do të dorëzojnë shprehjen e interesit, më pas do të ftohen në platformën tenderuese COUPA të World Vision Albania, ku përmes linkut përkatës do të kenë akses për të dorëzuar ofertat e tyre dhe dokumentacionin përkatës.

Shprehjet e interesit duhet të dorëzohen vetëm në adresën: vangjel_kojku@wvi.org

Afati i dorëzimit: 26 Mars 2026

Ju inkurajojmë të na ndiqni për më shumë informacion dhe të rishpërndani këtë njoftim për të ndihmuar në identifikimin e partnerëve të përshtatshëm.

Rreth World Vision Albania

World Vision është një organizatë ndërkombëtare humanitare e krishterë, zhvillimi komunitar dhe advokatie. Në Shqipëri, World Vision filloi të punonte në 1999-ën, si përgjigje ndaj krizës së refugjatëve kosovarë. Prej 26 vitesh, puna jonë është fokusuar te zhvillimi dhe mbështetja afatgjatë për fëmijët, të rinjtë dhe familjet më në nevojë. Puna jonë ka ndikuar në jetën e 121 411 fëmijëve dhe të rinjve në 31 bashki.

Ne mbështesim dhe punojmë për fuqizimin e fëmijëve, të rinjve, familjeve dhe komuniteteve më në nevojë. Mbrojtja e përfshirja sociale, aktivizmi rinor dhe aftësitë për jetën, si dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik për familjet më në nevojë janë fokusi i punës sonë. World Vision angazhohet për të sjellë ndryshim të qëndrueshëm dhe rritjen e mirëqenies për fëmijët dhe familjet në Shqipëri.