Shkolla, mundësia e vetme për Emën!

Gjithëpërfshirja e fëmijëve më aftësi të kuzifuara është një qasje disa planëshe nëpërmjet të cilës World Vision ka punuar gjatë zbatimit të programit tre vjeccar të Edukimit.

Gjatë viti 2015-2018, WV ka mbështetur 53 shkolla të arsimit para universitar me 53 minigrante të ideuara dhe të zbatuara nga vetë fëmijët, stafi mësimor dhe nga antarët e komunitetit, kur përfitues ishin 20929 fëmijë, 374 fëmijë më aftësi të kufizuara 271 fëmijë nga komuniteti Rom, 498 fëmijë nga komuniteti Egjyptian, 6213 fëmijë nga famije me vështirësi ekonomike. Nismat e mbështetura janë ndërhyrje në infrastukturë shkollore të kombinuara me elemente ndërgjegjësimi në lidhje me aksesueshmërinë për fëmijë me aftësi të kufizuara. Përfshihen ndërhyrje në rehabilitimin e tualeteve sipas standarteve të aksesueshmërisë, kënde sportive, oborre rrethuese, përshtatje ambinetesh shkollore për të qenë sa më miqësore për fëmijët dhe pasurimi bibliotekash shkollore.

Gjatë vitit 2018 u trajnuan dhe u akredituan nga World Vision rreth 500 profesionistë që punojnë me fëmijë më aftësi të kufizuara në shkolla si: mësues ndihëmës, mësues ndihmës, psikologë shkollorë dhe punonjës social.