Scan Tv – Statusi i ndërmarrjes sociale. Udhëzimi, përcaktohen procedurat dhe dokumentet

ndermarrjet-11

Subjektet që duan të marrin statusin e ndërmarrjes sociale duhet të ndjekin disa procedura dhe të plotësojnë dokumentacion e nevojshëm. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nxjerrë udhëzimin përkatës, se si duhet të veprojnë këto subjekte, duke plotësuar kështu kuadrin ligjor. Sipas udhëzimit të botuar në Fletoren Zyrtare, organizata jofitimprurëse me anë të një kërkese në formë të shkruar duhet ti drejtohet kësaj ministrie dhe kërkesa duhet të përmbajë edhe një përshkrim të shkurtër të veprimtarisë së organizatës dhe parashtrim të arsyeve se si organizata përmbush kriteret ekonomike dhe sociale të parashikuara në ligj për ndërmarrjet sociale.

http://www.scan-tv.com/statusi-i-ndermarrjes-sociale-udhezimi-percaktohen-procedurat-dhe-dokumentet/