Fëmijët e kategorive në nevojë nuk kanë zë mjaftueshëm në buxhet apo dhe përfaqësues në institucionet shtetërore që të merret me problematikat që ata hasin. Këtë shqetësim shoqatat përkatëse e kanë shprehur në komisionin parlamentar të edukimit dhe mjeteve të informimit publik, ku kërkuan mbështetjen e qeverisë. Gjithëpërfshirja në arsim për fëmijët më aftësi ndryshe ishte një tjetër nevojë e shprehur nga kryetarja e Shoqatës së Prindërve të Fëmijëve me Aftësi Ndryshe. Sipas Zaimit duhet të zgjerohen kapacitetet për këtë kategori kryesisht në arsimin profesional ku ka një rritje e numrit nga 19 në 100 nxënës .
http://www.scan-tv.com/femijet-e-kategorive-ne-nevoje-shoqeria-civile-kerkon-me-shume-ze-ne-buxhet/
http://www.scan-tv.com/femijet-e-kategorive-ne-nevoje-shoqeria-civile-kerkon-me-shume-ze-ne-buxhet/