Të miturit me dënime alternative tashmë do të trajtohen në qendra multifuksionale për një drejtësi më miqësore me ta. Ministrja e drejtësisë Etida Gjonaj ka prezantuar projektin e ri, i cili po pilotohet ne kryeqytet me ngritjen e 5 qendrave të tilla nga bashkia dhe që synohet të shtrihet në mbarë vendin. Kjo nismë vjen në kuadër të reformës në drejtësi dhe zbatimit të kodit për drejtësinë penale për të miturit, që sipas Gjonaj decentralizon përgjegjësinë duke përfshirë edhe njësitë vendore.
http://www.scan-tv.com/drejtesia-per-te-miturit-gjonaj-trajtim-ne-qendrat-multifunksionale/