Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot përfaqësuesin e projektit të GIZ-it gjerman, Boris Scharlowski, i shoqëruar nga ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë. Haradinaj tha se rritja e buxhetit në arsim me 12 % ose ndryshe 300 milionë euro më shumë dedikuar arsimit për vitin 2019, është hapi i parë në përmirësimin e arsimit në vend.