Alesia donte të shkonte në shkollë, por ishte shumë e vështirë, veçanërisht në ditët me shi e borë.
Zhaneta, e ëma tregon: “Kisha shumë frikë se mund të më rrëshqiste nga mushamaja e shiut dhe të binte në rrëpirë. E dua me shpirt, njëlloj si tre fëmijët e tjerë. Për mua nuk ka rëndësi që është tetraplegjike dhe ka probleme të shtyllës kurrizore, do bëj të pamundurën që të jetë mirë me shëndet e të shkollohet, edhe pse jetojmë në kushte shumë të vështira ekonomike. Ne nuk kishim asnjë mundësi për ta çuar e për ta marrë me makinë nga shkolla. Tani jam shumë e lumtur sepse drejtoria e shkollës 9 vjeçare Skroskë, bordi i shkollës dhe World Vision siguruan një mjet transporti. Tashmë vajza ime mund të arsimohet si gjithë bashkëmoshatarët e saj. Një ëndërr mu realizua, tani të gjithë kemi një rreze shprese për shërimin e plotë të Alesias!”