Motra e vetme shqiptare e Kishës Orthodhokse Autoqefale Shqiptare, motër Rakela futet thellë në kujtime për të na bërë të gjithëve të përjetojmë momentin kur mori vendimin më të rëndësishëm të jetës së saj: “Ky është rrëfim shumë personal… ka qenë Krishtlindja e ’96-ës…atë natë nuk kishim as drita, më pëlqente të shikoja në dritare, frynte erë, dimër… dhe mendova…dëgjohet që kjo është ditë e shenjtë. Diçka shumë e fortë brenda meje më bëri të mendoja se nëse kjo vërtetë është natë e shenjtë, bëmë ta kem dhe unë këtë natë! Bëmë të kem dhe unë Krishtlindje nëse vërtetë është e shenjtë kjo natë…dhe që atëherë gjërat rrodhën vetë…
Misioni im është misioni i murgut…të lutem për vete dhe për gjithë botën! E vetëm pasi ka bërë këtë dhe pasi ka përfituar nga kjo dhe në bazë të fryteve të kësaj lutjeje do ofrojë përreth çfarë të jepet mundësia për një të sëmurë, të varfër, jetim….të tjerë që kanë nevoja të ndryshme. Ishte kjo pjesa që më preku më shumë në takimin e parë për arritjen e një bashkëpunimi mes World Vision dhe Kishës Orthodhokse e cila synon mirëqenien e fëmijëve! Mbaj mend si tani…në moment ishin të gjithë aty…dhe më pyetën …e iu thashë ndoshta unë nuk kam fëmijë, por vetë emri im Rakela që është një simbol nëne në dhjatën e vjetër më bën të ndjeshme ndaj fëmijëve. Zgjon interes duke thënë se përreth ka fëmijë e njerëz që kanë nevojë për ty!”