Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës, z.Shyqiri Bytyqi në takimin që zhvilloi me Drejtoreshën e World Vision për Ballkanin Perëdimor, Eljona Boçe Elmazi, u diskutua mbi arsimin gjithpërfshirës dhe mobilizimin e komuniteteve. Zhvillimi i aftësive të të rinjve për punësim, por edhe mobilizimi i shkollave drejt arsimit gjithpërfshirës dhe cilësor ishin disa nga pikat e këtij takimi.