Përzgjidhen 8 projekt-idetë më të mira të të rinjve shkodranë në fushën e turizmit

2

English below – Përgatitja e çokollatave artizanale me amballazhim të personalizuar, gatime tradicionale, punime artizanale, ëmbëlsira të freskëta në zonën e Gucisë, apo një mini-bar që ofron pije freskuese dhe fruta  ishin disa prej 14 projekt-ideve në fushën e turizmit të prezantuara nga të rinj e të reja shkodranë në një aktivitet mes miqsh, përfaqësuesish të Bashkisë Shkodër, mësues dhe përfaqësues nga organizata lokale në mjediset e shkollës “Hamdi Bushati” në Shkodër.

“Jam shumë e emocionuar kur mendoj që në të ardhmen do të hap një biznes dhe do të kthej pasionin tim në profesion. Ideja për të hapur një start-up me ëmbëlsira tradicionale që do i përgatis vetë, u vlerësua nga juria dhe u shpall fituese. Aktivitetet dhe bisedat me grupin më kanë nxitur të ndez shkëndijën e kësaj ëndrre ndërsa trajnimet më kanë ndihmuar ta hedh në letër këtë projekt-ide dhe ta prezantoj para jurisë që besoi tek unë,” – Ermela, 18 vjeç nga Shkodra.  

8 prej projekt-ideve më të mira u përgjodhën fituese dhe do të mbështeten për të nisur një start up në fushën e turizmit, duke bërë kështu konkrete ëndrrën e këtyre të rinjve.

Ide, risi, inovacion por edhe traditë në fushën e turizmit ishin disa elementë të projekteve të prezantuara nga të rinjtë. Disa prej tyre përgatitën projekte individuale kurse të tjerë u organizuan në grupe.

Këta të rinj dhe të reja janë pjesë e 50 nxënësve të shkollës “Hamdi Bushati” të angazhuar në projektin “Rrugët e Zhvillimit të karrierës, përgatitja e të rinjve nga Shqipëria dhe Mali i Zi për mundësi karriere në sektorin e turizmit”. Më herët ata janë trajnuar mbi gjenerimin e ideve dhe mënyrën se si të shkruajnë një projekt biznesi konkurues në fushën e turizmit.

Propozimet u paraqitën përpara një komisioni të përbërë nga përfaqësues të Bashkisë Shkodër, përfaqësues nga zyra e punës, përfaqësues nga biznesi por edhe ish nxënës dhe drejtues të shkollës. Një ndër kriteret vlerësuese të komisionit ishte mundësia për ta bërë realitet projekt-idenë.

“Këtë eksperiencë e shoh si përgatitje për sipërmarrjen time. Duke nisur me gjëra të vogla, me kalimin e kohës kam besimin që do të arrij tek të medhatë. Në trajnimet ku kam qenë pjesë kam marrë formimin dhe përvojën e duhur rreth start up-ve,”  – Juledi, 18 vjeç, Shkodër.

Këto projekt-ide synojnë t’iu mundësojnë të rinjve gjenerinim e të ardhurave nëpërmjet shitjes së produkteve të realizuara prej tyre ose nëpërmjet hapjes së një startup-i. 8 projekt-idetë e shpallura fituese do të mbështeten financiarisht nga projekti duke siguruar materialet e nevojshme për t’i ndihmuar të rinjtë në realizimin e minibiznesit të tyre.

“Mbështetja e të rinjve për hapjen e një biznesi, është padyshim shumë pozitive. Rinia është e ardhmja, dhe me nisjen e një sipërmarrje të tillë, secili prej tyre, e sheh të ardhmen në vendin e tij, – Valdo Dibra, përfaqësues biznesi dhe anëtar jurie.

“Rrugët e Zhvillimit të karrierës, përgatitja e të rinjve nga Shqipëria dhe Mali i Zi për mundësi karriere në sektorin e turizmit” është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian nëpërmjet programit IPA II, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave dhe Mirëqenies Sociale (CFCU) e Malit të Zi dhe zbatohet nga World Vision Albania në partneritet me organizatën Horizonti i Ri, Institucioni Publik Shkolla e mesme e kombinuar “Vëllazërim Bashkim” në Ulqin dhe shkollën “Hamdi Bushati” në Shkodër.

***

The preparation of artisanal chocolates with personalized packaging, traditional cooking, handicrafts, fresh cakes in the Gucia area, or a mini-bar offering refreshments and fruits were some of the 14 project ideas in the field of tourism youth from Shkodër presented in an activity among friends, representatives of the Shkodra Municipality, teachers, and representatives from local organizations on the premises of the “Hamdi Bushati” school in Shkodra.

“I am very excited when I think that in the future I will open a business and turn my passion into a profession. The idea of opening a start-up with traditional sweets that I will prepare myself was appreciated by the jury and declared a winner. The activities and conversations with the group have sparked this dream, while the training helped me put this project idea on paper and present it to the jury that believed in me,” – Ermela, 18 years old from Shkodra.  

The 8 best project ideas were chosen as winners and will be supported in launching a start-up in the tourism sector, thus realizing these young people’s dreams.

Some of the elements young people presented in their projects intertwined ideas, innovations, but also tradition in the field of tourism. Some of them prepared projects individually, while others organized in groups.

These young men and women are part of the 50 students of the “Hamdi Bushati” school engaged in the “Career Development Paths: Preparing young people from Albania and Montenegro for career opportunities in the tourism sector” project. Earlier, they received training on generating ideas and writing a competitive business project in the area of tourism.

They presented their proposals to a commission made up of Shkodër Municipality representatives, labor office representatives and business representatives, as well as former students and school leaders. One of the evaluation criteria the commission used was the possibility of realizing the projects.

“I see this experience as preparation for my entrepreneurship. Starting with small things, over time, I believe that I will reach the big ones. In the trainings I took part in, I received the right skills and experience about start-ups,” – Juledi, 18 years old, Shkodra.

These project ideas aim to provide young people with the opportunity to open a start-up or sell products made by them. The project will financially support the 8 winning projects by providing the necessary materials to help young people start their mini-businesses.

“Supporting young people in opening businesses is definitely very positive. Youth is the future, and by launching these enterprises, each of them sees the future in their country, – Valdo Dibra, business representative and jury member.

“Career Development Paths: Preparing young people from Albania and Montenegro for career opportunities in the tourism sector” is a project funded by the European Union through the IPA II program, which is managed by the Ministry of Finance and Social Welfare (CFCU) of Montenegro and implemented by World Vision Albania in partnership with the New Horizon organization, the Public Institution “Vëllazërim-Bashkim” combined secondary school in Ulcinj, and the “Hamdi Bushati” school in Shkodra.