Projekti “Përmirësimi i jetesës përmes ruajtjes së biodiversitetit të Parkut Natyror Korab Koritnik”

“Përmirësimi i jetesës përmes ruajtjes së biodiversitetit të Parkut Natyror Korab Koritnik” është një projekt 12-mujor i financuar nga Prespa Ohrid Nature Trust (PONT) dhe I zbatuar nga World Vision Albania dhe Agritra Vizion.

Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është promovimi i ruajtjes së biodiversitetit të Parkut Natyror Korab-Koritnik, i cili njihet si një zonë me burime natyrore me potencial të madh për ekonominë vendase.

Kjo do të arrihet përmes:

-Ndërtimit të kapaciteteve të stafit të World Vision Albania dhe Agritra Vizion për të promovuar dhe mbështetur menaxhimin e qëndrueshëm të bimëve mjekësore dhe aromatike në Zonën e Mbrojtur Korab-Koritnik .

-Vlerësimit dhe zhvillimit të zinxhirit të vlerës së bimëve mjekësore dhe aromatike, duke marrë parasysh interesat dhe kanalet lokale, kombëtare dhe globale.

– Kontributit në zhvillimin e aktiviteteve të qëndrueshme ekonomike brenda Parkut Natyror Korab-Koritnik, duke përfituar nga biodiversiteti dhe situata ekonomike e komuniteteve lokale.

Si rezultat i ndërhyrjeve të parashikuara në projekt, fermerët vendas do të rrisin ndërgjegjësimin duke u bërë partnerë në ruajtjen e mjedisit, si dhe do të angazhohen në praktika të qëndrueshme të kultivimit të bimëve mjekësore dhe aromatike, por edhe të mbledhjes së tyre në natyrë, pa dëmtuar mjedisin.