Përmbyllet projekti/ 115 familje në bashkinë Krujë hedhin bazat e një ekonomie më të qëndrueshme

1

Fëmijë, të rinj, prindër, fermerë, anëtarë të komunitetit dhe përfaqësues të institucioneve lokale, organizatave dhe agjencive janë bërë bashkë në eventin përmbyllës të projektit “Përmirësimi i aftësive të familjeve për të përballuar situate emergjente”, financuar nga UNDP Albania dhe i zbatuar nga World Vision Albania në Bashkinë Krujë.

Nga zbatimi i këtij projekti, 115 familje në nevojë në njësitë administrative Fushë-Krujë, Thumanë dhe Bubq, janë mbështetur për të hedhur bazat e një ekonomie më të qëndrueshme dhe për të përmbushur nevojat bazë familjare. Përveç ndihmës me inpute blegtorale dhe bujqësore, familjet janë mbështetur gjithashtu përmes trajnimeve të ndryshme për ndërtimin e praktikave të shëndetshme të prindërimit dhe të aftësive të nevojshme për të përballuar më mirë situatat emergjente në të ardhmen.

Gjatë eventit, u prezantuan disa prej historive të suksesit dhe nismat e ndërmarra nga të rinjtë e grupeve IMPACT, ndërsa u diskutua mes pjesëmarrësve edhe për hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren për të rritur reziliencën e familjeve dhe për të përmirësuar shërbimet e mbështetjes sociale për komunitetet lokale në Krujë.

Ky ndërhyrje është marrë në kuadër të “Përgjigje e Mbrojtje Sociale ndaj Tërmeteve” (ESPR), një projekt i zbatuar nga UNDP Albania dhe financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, Qeveria e Finlandës dhe Qeveria e Norvegjisë. Projekti mbështet Qeverinë Shqiptare dhe tre bashki të prekura nga tërmeti, në procesin e dizenjimit dhe përkthimit të politikave që synojnë në ndërmarrjen e veprime të duhura lokale për të siguruar që burrat, gratë, vajzat dhe djemtë që jetojnë në varfëri, ose situata të cënueshme, që ndërthuren me kushtet pas tërmetit, të kenë akses në shërbime sociale të integruara dhe cilësore.