Panairi Malësia e Kurbinit

^586B3069EC34248A2DB12BE067191033550C8065DCA4B3F5BB^pimgpsh_fullsize_distr

Kjo është stenda e Marios dhe familjes së tij e mbushur me arra, lajthi, mjaltë, raki. Jemi në fshatin Gallatë, në Kurbin… Aty ku sot u organizua panairi “Panairi Malësia e Kubrinit” dhe u festua festa e “Shën Prendes”. Familja e Marios është një ndër 10 familje që Word Vison kanë mbështetur me nga 180 fidanë lajthi. Ata shpresojnë që në këtë mënyrë të rrisin prodhimin e tyre, të të sigurojnë ta shesin këtë produkt, në këtë mënyrë të përmirësojnë kushtet e tyre të jetësës dhe të krijojnë një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre.

Një panair me produkte bio

Produkte bio nga më të mirat të zonës së Malësisë, realizuar në mënyrë artizanale dhe me shijen më të mirë vendase. Më 26 Korrik 2018, u organizua “Panairi Malësia e Kurbinit”. Një festë e madhe tek Kisha e Shën Prendes në fshatin Gallatë.

Për herë të parë produktet cilësore të rreth 14 biznese të zonës së Malësisë së Kurbinit, pjesë e programit të Lehtësimit në Biznes nga World Vision, erdhën bashkë me stendat e tyre në një panair.

“Programi ynë i Lehtësimit të Biznesit ndihmon nw mirëqenien ekonomike të qindra familjeve dhe në përmirësimin e jetës së mijëra fëmijëve jo vetëm në Kurbin, por edhe në shumë komunitete ku ne punojmë. Ky panair, i cili zhvillohet edhe në ditën e shënuar të Shën Prendes, tregon se bashkëpunimi mes institucioneve shtetërore të çdo niveli, shoqërisë civile dhe komunitetit është forma e vetme sesi mund të krijojmë mirëqenie e jetë në bollëk për çdo fëmijë”,- u shpreh drejtoresha ekzekutive e World Vision pwr Ballkanin Perëdimor, Eljona Boçe Elmazi.

Pjesë e festës ishin gjithashtu të pranishëm:  z.Artur Bardhi – Kryetari i Bashkisë Kurbin, z.Gjokë Ndoka – Kryetar i Qarkut, etj.

Prej 4 vitesh, që prej 2014-tës, World Vision ka punuar në fshatrat e thella të Malësisë së Kurbinit, me një investim prej 400.000 dollarë duke i siguruar banorëve e fshtatrave, Skuraj, Gallatë, Malbardhë, aftësimin se si mund të drejtosh një biznes, si mund të bëjnë një plan biznesi, si mund të aksesojnë në treg, por dhe duke ngritur një strukturë si Këshilli i Biznesi, që ka si qëllim nxitjen e biznesit në këto zona.

Krahas kësaj është punuar dhe me nisma të drejtpërdrejta, në mbështetje të familjeve të varfëra. Nisma të tilla, si duke përmirësuar sistemet vaditëse, rikontruksionin e Urës së Skurajt, investim familje me fidanë lajthie, rikonstruksion stallash, shpërndarje të bagëtisë së imët për familjet më në nevojë, etj.

Pjesë e Panairit ishte dhe një stendë e veçantë kushtuar programit social nga World Vision “Tungjatjeta”, i cili nëpërmjet ekipit të specializuar lëvizës, ofron shërbim falas në shtëpi për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Gjatë panairit u shijuan produktet e zonës: mjaltë, djathë, mish, fruta dhe perime bio të stinës, fruta të thata, raki, gatime tradicionale, një shumëllojmëri shijesh që erdhi nga Malësia. Po edhe më shumë… Veshje popullore, bimë medicinale dhe botime për Malësinë.

Pjesëmarrësit u njohën me vlerat historiko-kulturore të zonës dhe shijuan shijen autentike të produkteve të Malsësisë së Kurbinit.