Ora News – Soreca apel të rinjve: Ikni, por kthehuni! Shqipëria ka nevojë për ju!

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca kishte një apel për të gjithë fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë të cilët përballen me vështirësi financiare për të vijuar shkollën pavarësisht dëshirës dhe vullnetit. Në aktivitetin e organizuar sot në Burrel me rastin e ditës Ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve, Soreca u sugjeroi të gjithëve të mos hezitojnë por të studiojnë mirë të drejtat e tyre dhe mundësitë që ata kanë për të studiuar jashtë. Por në fund nuk duhet të harrojnë të kthehen sepse se Shqipëria është atdheu i tyre.

http://www.oranews.tv/article/soreca-apel-femijeve-ikni-por-kthehuni-shqiperia-ka-nevoje-ju