Ora News – Nën modelin e Serbisë, Shqipëria do të ketë një ligj për të rinjtë

Për herë të parë Shqipëria ashtu si vendet e rajonit do të ketë një ligj për të rinjtë. Ministria e Arsimit dhe Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë kanë nisur konsultimet me grupet e interesit për ligjin që do të adresojë nevojat e të rinjve dhe do të ofrojë për ta sa më shumë shërbime. Përgjatë muajit Korrik do të organizohen konsultime në të gjithë vendin dhe brenda këtij viti pritet që të konsultohet projekt-drafti që do t’i kalojë për projekt propozim kuvendit.

http://www.oranews.tv/videot/nen-modelin-e-serbise-shqiperia-do-te-kete-nje-ligj-te-rinjte