Nga Mario Xh & Mario B, Librazhd/ “Klei duhet të luftojë më shumë…”

bulli

Klei është një djalë 16-vjeçar… Ai dhunohet çdo ditë. Ai është preja tipike e bullizmit në shkollë dhe shpesh herë i duhet që të bjerë dakord me faktin se bullistët janë me të “mirë” se ai.

E dërgojnë për të blerë ushqime për to, e rrahin pa arsye, e ofendojnë… Klei nuk bën asgjë për këtë situate thjesht u nënshtrohet  dhunuesve.

Kur e pyet Klein për ëndrrat e tij, ai të ndërpret fjalinë dhe flet për futbollin dhe ëndrrën për t’u bërë portier.

Kur e pyet Klein nëse një ditë e sheh veten si portier, ai qesh me ironi dhe largohet nga tema… Askush nuk ia përkrah ëndrrat, thjesht e përbuzin dhe e dhunojnë psikologjikisht(dhe jo vetëm) sa herë që atyre u leverdis diçka e tillë.

Duhet që Klei të luftojë më shumë…

Por nuk ka ndonjë që e nxit Klein të mposhtë frikën e tij…

Psikologu nuk ekziston në shkollën e tij… Mësuesve nuk u intereson…

Është një shoqëri indiferente që vetëm “advokon” me fjale lart e poshtë dhe nuk bën asgjë konkrete.

Ndërkohë që atje jashtë ka djem dhe vajza pafund si Klei, që duhet të mposhtin në rradhë të parë frikën me veten dhe me pas bullizmin… Por ata nuk mund ta bëjnë këtë të vetëm. U duhet ndihma jote, imja, mësuesve dhe çdo instance tjetër përkatëse.

Nëse nuk bëhet diçka në lidhje me këtë situate kritike, do të jetë shumë vonë për t’a ndaluar.