Jemi në epokën e zhvilimit dhe të teknologjisë por fatkeqësisht ka ende njerëz që flenë me barkun bosh e që s’kanë mundësi për arsimim.
Ky është rasti i familje qe jeton në një fshat të Elbasanit. Familja përbëhet nga 5 persona, dy prindërit dhe 3 fëmijët, i madhi K. 19- vjeç, A. në klasën e 8-të dhe E. në klasën e 4-ërt.
Prindërit janë të papunë, sepse jeta ka ardhur e tillë që nuk kanë mundur dot të kenë një profesion. Djali i madh K, i cili është 19 vjeç nuk vazhdon studimet ashtu si bashkëmoshatarët e vet, pasi ai është detyruar ta lej shkollën sapo ka mbaruar klasën e 9-të. Gjendja ekonomike e familjes mezi mbulonte nevojat jetësore dhe vazhdimi i shkolles se mesme ishte e pamundur për të, duke mos përballuar dot blerjen e librave dhe transportin shkollë-shtëpi. Duke qenë se shkollën nuk mundi ta vazhdonte, Klajdi shkon herë pas here të punojë në malin jo shumë larg shtëpisë, duke mbledhur bimë mjeksore për ti shitur që të sigurojë kështu sado pak të ardhura për të mbajtur familjen. Dy fëmijët e tjerë A. që është në klasën tetë dhe djali i vogël E. në klasën katërt vazhdojnë të përballen me po të njëjtat vështirësi për shkollën. Ata nuk munden dot të kenë libra dhe mjetet e novojshme për shkollë.
Siç kuptohet, familja në fjalë jeton në vështirësi të mëdha ekonomike, duke parë edhe banesën e tyre që është shumë larg kushteve normle për jetesë. Fëmijët s’mbajn mend ndonjëherë të festojnë ditëlindje apo festa me tavolinën plot për plot. Ky është një realitet që asnjëri nga ne s’do donte ta jetonte por ama secili prej nesh duhet të mendojë që kjo gjendje e kësaj familje të mbetet vetëm një e shkuar jo e mirë për ata fëmijë.