Nga Brajan, Kurbin/ Mund të isha unë në vendin e tij…

c1800508_7

“Bëje nëse e do xhupin… “,- kjo fjali me një ton të përzier mes ironisë, agresivitetit dhe kërcënimit me tërhoqi vëmendjen një ditë në oborrin e shkollës. Ishte një djalë pa xhup në një mot relativisht të ftohtë që po mbahej peng nga dy të tjerë. Nuk e di pse, por po ndjehesha në faj. Po ndjeja një pjesë të fajita, sepse ishte ky djalë që asnjëherë nuk afrova, nuk e pyeta për emrin, ishte i padukshëm deri më sot…

Deri kur e gjithë shkolla ktheu kokën për të parë mënyrën qesharake që beri saltron e detyruar nga ata dhe ra me kokë. Ata të dy po filmonin dhe po qeshnin duke hedhur videon në rrjete sociale dhe në youtube . Fillimi i skenës së xhirimit fillonte me ‘Bëje nëse do që të ta jap xhupin!”.

Përgjigja e tij më vrau në shpirt…

-“Vërtetë do ma japësh nës e bëj?”

Po përgjërohej për mëshirë, për diçka që s’kishte pse. Unë heshta…Të gjithë heshtën… A ishte kjo gjëja e duhur?!!

Mund të isha unë në vendin e tij, vëllai im, shoku im…Do të na vriste më shumë indiferenca e shoqërisë sesa veprimi i një njeriu që nuk ka minimumin e etikës dhe sjelljes.

Këtu ka vend për kritika ndaj të gjithëve.

Shkollës: Arsimi duhet t’i lërë hapësirë nxënësve për të shprehur dhe parandaluar bulizmin. Ta luftojë atë nëpërmjet mekanizmave të saj.

Familjes: Eshtë përgjegjësi e prindërve të edukojnë si duhet fëmijët e tyre, nëse duan që nesër të kemi një shoqëri të shendetshme.

Të rinjve: Të mos jenë indiferentë, por të reagojnë me zë të lartë ndaj çdo rasti ku shkelen të drejtat e  tyre ….

Thirrja ime për të gjithë bashkëmoshatarët e mi: Bëje ti hapin i pari, nëse do të ecim përpara! Reago!

Thirrja ime për të gjithë shoqërine: Flisni me gjuhën e dashurisë e jo me gjuhën e urrejtjes!