Monitorimi i Axhendës Kombëtare të të Drejtave të fëmijëve ka qenë një ndër eksperiencat e mia më të bukura. Rrugëtimi i këtij procesi nisi disa kohë më parë, ku fëmijët nga disa qytete të Shqipërisë u mblodhën bashkë në Durrës në një organizimin të World Vision. Në këtë takim, fëmijët e përkthyen axhendën në një gjuhë më të kuptueshme për fëmijët dhe prioritizuan 15 veprimet më të rëndësishme për t’i monitoruar.
Në Prill të vitit 2018, 112 fëmijë nga Dibra u mbodhëm bashkë dhe vendosëm se cilën pikë të axhendës do të monitoronim në Diber, duke votuar se cila pikë e axhendës është më e rëndësishme dhe mund të monitorohet. Ne vendosëm të monitoronim pikën 3.3 b,c, “punësimi i punonjësve social në bashki dhe njësi administrative”.Gjithashtu ne zgjodhëm edhe mënyrën se si do të bëhej monitorimi që të ishte e thjeshtë dhe e kuptueshme për fëmijët, por që edhe ne të mernim informacinin e nevojshëm. Si grup pune ne ndamë rolin dhe pergjegjësitë që do te kishte secili nga ne në këtë proces në bazë të aftësive dhe eksperiencave që kishim.
Takimi i parë me fëmijët u bë në Maj 2018 dhe morrën pjesë 254 fëmijë. Takimet janë bërë kryesisht në fshatra të ndryshëm në shkolla 9-vjeçare. Pasi u mblodhën të dhënat grupi i punë i analizoi ato dhe përfunimet që dolën e vlerësonin keq dhe shumë keq punën e punonjësve të mbrojtjes së fëmijëve në Njësi Administrative dhe Bashki.
Siç e kam përmendur edhe me sipër monitorimi i axhendës ka qenë një ndër gjërat më të rëndësishme që kam bërë. E them këtë bazuar në disa arsye.
Së pari, nëpërmjet monitorimit të Axhendes mësova të marr përsipër përgjegjësi.
Monitorimi i saj është një përgjegjësi e madhe kur mendon për rëndësinë e çështjes, sepse me punën tonë ne përfaqësonim shumë fëmijë në Shqipëri. Ne, fëmijëve po na dëgjohej zëri dhe po përfshihemi në çështje që prekin jetën tonë, për numrin e madh të fëmijëve që do të mernin pjesë në takime dhe rezultatet që do të dilnin.
Së dyti, mësova se si të monitoroja.
Ishte eksperienca ime e parë, edhe pse në fillim e ndjeva veten pak të papërgatitur dhe të frikësuar përballë mendimit se nuk do të mund t’ia dilja dhe mund ta lija punën në mes, por unë ia dola, nuk u dorëzova dhe mendoj se detyrat e mia i kam kryer më së miri. Kur reflektoj dhe mendoj se çfarë ka ndyshuar monitorimi tek unë ndihem e lumtur dhe motivohem. Lumturohem sepse kam arritur të përmirësoj tek vetja një cilësi siç është organizimi. Procesi i monitorimit më ka bërë të jem më e organizuar duke qenë se kemi punuar me shumë të dhëna dhe fëmijë dhe duhej ta koordinonim mirë punën që t’i mbyllnim takimet me fëmijët dhe pyetësorët brenda kohës së përcaktuar. Kjo gjë ka ndikuar pozitivisht tek unë.
Së treti, gjëja më interesante e procesit të monitorimit ishte puna me fëmijët. Kisha të bëja më shumë fëmijë që secili kishte botëkupimin dhe mendimet e tij, me sinqeritetin e tyre dhe me batutat e tyre më bënë që t’u kthehesha kujtimeve të mia të fëmijërisë.
Ashtu si çdo gjë edhe monitorimi kishte sfida, oraret e takimeve pas mësimit, ishte fundi i vitit shkollor dhe informacioni i pakët i fëmijëve në lidhje me punën për mbrojtjen e fëmijëve, por këto sfida ne i përballuam me sukses duke u organizuar dhe duke u përgatitur. Vlera e këtij procesi nuk qëndron vetëm tek ajo që mësuam ne, po më shume tek ajo që përcollëm tek fëmijëtdhe atë që mësuan. Shumë nga fëmijët mësuan për herë të parë që duhet të kishte një punonjës për mbrojtjen e fëmijëve në Bashki dhe Njesi Administrative. Kështu ata mësuan se çfarë duhet të kërkojnë dhe të mbrojnë me argumenta mendimin e tyre. Gjithashtu mësuan që duhet të japin sygjerime dhe rekomandime për problemet që na prekin dhe të kërkojmë nga institucionet përgjegjëse që t‘i marrin parasysh dhe t’i plotësojnë kërkesat e fëmijëve.
Mund të them e bindur që monitorimi më ka aftësuar për jetën, bashkëpunimi dhe puna në grup më ka ndihmuar që ne t’ja dalim në iniciaivat që marrim dhe të rritemi. Më e rëndësishmja është që në gjetjet dhe rekomandimet, ne ua kemi paraqitur përfaqësuesve të strukturave dhe të komunitetit, duke ju treguar që edhe fëmijët kërkojnë të drejtat e tyre dhe se ligjet duhet të zbatohen dhe jo vetëm të jenë të shkuara bukur.
Dea Methasani- Sohodoll, Dibër