Nga janari në nëntor të vitit 2018, diferenca ndërmjet shqiptareve që kanë udhëtuar jashtë vendit ka qenë shumë e lartë në raport me kthimet, duke sinjalizuar se Shqipëria po zbrazet përditë prej emigracionit masiv, teksa shumë që ikin nuk kthehen më. Sipas INSTAT mbi 202 mijëshqiptarë kanë ikur dhe nuk janë kthyer ende.