Pabarazia në Shqipëri është ulur përgjatë dekadës së fundit, por gati gjysma e popullsisë në fshat vazhdon të jetojë në varfëri. Koficineti Gini, i cili mat indeksin e pabarazisë është ulur përgjatë dekadës së fundit (2008-2018) sipas raportit “Demografia dhe shëndeti”, i cili u formulua nga INSTAT dhe ISSH. Indeksi i pasurisë është zhvilluar për te testuar pabarazitë në të ardhurat e familjeve, përdorimin e shërbimeve shëndetësore, edukimit, infrastrukturës etj. Pasuria është më e shpërndarë në zonat urbane (0.05) sesa në zonat rurale (0.15).