Performanca e Shqipërisë në arritjen e objektivave të mijëvjeçarit (SDG) nga Kombet e Bashkuara është më poshte mesatares rajonale. E renditur e 62-ta nga 165 shtete të ekzaminuara, Indeksi i SDG 2018 thekson se Shqipëria ka ende pune në përmbushjen e disa nga objektivave kryesore të vendosura. Detyrat e shtëpisë për Shqipërinë vijojnë të jenë: zero varfëri, barazi në punë, ndihmë për punësim, drejtësi dhe forcim i institucioneve. Ndërsa fushat ku ka bërë përparim gjatë monitorimit rezultojnë të jenë: aksione për ndryshimet klimatike, inovacioni në industri në ndryshme, përballueshmëria e përdorimit të energjisë.