Programi “100 fshatrat” që synon të sjellë një model të ri zhvillimi në zonat rurale do të ketë pjesë aktive edhe studentët e arkitekturës, urbanistikës, planifikimit urban, peizazhit dhe mjedisit. Fokusimi në 100 fshatra bëhet për të krijuar 100 zona zhvillimi ekonomik rural bazuar tek investimet në agroturizëm dhe ekoturizëm duke shfrytëzuar trashëgiminë kulturore, mrekullitë natyrore, traditën në tërësi dhe kapacitetet lokale dhe investimet e sipërmarrjes.
http://www.monitor.al/gusht-dhjetor-2018-hapet-akademia-100-fshatrat-si-identifikohen-projektet/