Një projektligj i ri që synon të përcaktojë kriterët se kur një prodhim bujqësor quhet tradicional dhe më pas do ta çertifikojë atë, është hartuar tashmë nga Ministria e Bujqësisë dhe është në fazën e konsultimit me publikun. Ligji i ri synon të evidentojë të mbrojë dhe të rrisë vlerën e prodhimeve tradicionale autentike STG “Specialitet Tradicional i Garantuar”. Çdo produkt bujqësor ose ushqimor i çertifikuar për përputhshmërinë me specifikimet për emertimin STG në përputhje me kërkesat e këtij ligji, duhet të etiketohet me shprehjen “Specialitet Tradicional i Garantuar” dhe logon STG.
http://www.monitor.al/gati-projektligji-qe-certifikon-prodhimet-ushqimore-tradicionale/