Monitor – 26% e të rinjve shqiptarë 18-24 vjeç ishin “dembelë” më 2017, as në punë dhe as në shkollë

papunesi

Çereku i të rinjve shqiptare të moshës 18-24 vjeç vuan nga dembelizmi, pasi as nuk punojnë dhe as nuk ndjekin studimet. Ulja e numrit të “dembelëve” ndër të rinj është një nga objektivat kryesore të mijëvjeçarit të vëna nga Organizata e Kombeve të Bashkuara deri më 2030. Mos integrimi i të rinjve në tregjet e punës është një simptomë e vendeve në tranzicion ku bën pjese edhe Shqipëria. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nivele të larta te të rinjve që nuk janë të angazhuar në tregjet e punës. Ky fenomen është shqetësues pasi këto të rinj kanë shumë gjasë të kthehen në të dekurajuar kronike dhe të mbeten jashtë tregjeve të punës edhe pasi të kenë kaluar kohën e rinisë.

http://www.monitor.al/26-e-te-rinjve-shqiptare-18-24-vjec-ishin-dembele-2017-ne-pune-dhe-ne-shkolle/