“Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike”, WVA nis trajnimin e të rinjve mbi Kapitullin 27 të BE-së

World Vision Albania ka nisur trajnimin e të rinjve mbi Kapitullin 27 të BE “Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike”

18 të rinj nga Durrësi, Kamza, Prrenjasi dhe Tirana, anëtarë të Bordit Këshillimor Rinor dhe anëtarë të grupeve impact të WVA, konsultuan së bashku me ekspertët versionin miqësor të Kapitullit 27 të Bashkimit Evropian “Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike”.

Të udhëhequr nga ekspertët, të rinjtë testuan në praktikë në terren matjen e cilësisë së ajrit, si dhe dhanë rekomandime se si mund të përcillet ky kapitull tek të rinj të tjerë.

Politika e mjedisit e BE-së synon të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të mbrojë mjedisin për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme.