Fëmija shikon dhe dëgjon të rriturin si e artikulon dhe kur e përdor një fjalë të caktuar dhe nëpërmjet mendimit, memories dhe kurajës së tij, ai ushtrohet çdo ditë, çdo orë, çdo minutë për të artikuluar me fjalë atë që ai vetë mendon. Të kënduarit e shoqëruar me lëvizjet trupore e ndihmon fëmijën të mësojë dhe përvetësojë fjalët, duke pasuruar dhe ndërtuar lidhjen fjalë-gjuhë. Duke kënduar e lodruar, fëmija kupton edhe çfarë thotë. Ndërsa kur thotë vetëm vjershën, shkalla e ankthit është shumë e lartë dhe pengon qetësinë që i duhet fëmijës ta kuptojë fjalën. Vjersha ushqen të mësuarin përmendësh, pavarësisht nëse e kupton apo jo fjalën.