Librazhd, hapet qendra komunitare për ofrimin e shërbimeve të integruara

3_55 (1)

Word Vision në bashkëpunim me MEDPAK dhe Bashkinë e Librazhdit  mbështesin  qëndrën  komunitare për ofrimin e shërbimeve  të integruara ditore  për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuar. Rreth 470 fëmijë dhe prindër  do të kenë mundësi  të marrin shërbime të  specializuara ditore në këtë qëndër. Fëmijëve dhe prindërve do tu ofrohet këshillim Psiko –Social përmes një ekipi  specialistësh.

Toni Gogu –Drejtori kombëtar i World Vision tha se:  “Ne kemi angazhuar 340 profesionistë, mësues, prindër të fëmijvve me Aftësi të Kufizuar në 9 rajone të vendit tonë jo vetëm për të identifikuar problematikën me te cilën përballen çdo ditë 10 mijë fëmijë me aftësi të kufizuar por për të qënë ashtu si edhe sot në Librazhd në krahë të  insitutioneve   vendore dhe kombëtare në mënyrë që këta fëmijë dhe prindërit e tyre të përfitojnë nga shërbimet e integruara.”

Të dhënat e para të studimit të parë kombëtar për prevalencën e aftësisë së kufizuar tek fëmijët në Shqipëri,  i mbështetur nga World Vision  dhe  Save the Children  tregoi  se 1 në 10 fëmijë në Shqipëri, ose rreth 10% e fëmijëve të moshës 2 deri ne 17 vjeç ka të paktën një vështirësi të një shkalle të thelluar në funksionim dhe zhvillim.  Nga totali i 13,000 familjeve, te perfshira ne kete studim, 44 % e prindërve raportuan se fëmija e tyre ka të paktën një vështirësi, në të paktën një nga fushat e zhvillimit ( shikim, dëgjim, në të  ecur, folur, në kujtesë, kujdesin ndaj vetes, komunikim, në të nxënë, kontrollin e sjelljes, pranimin e ndryshimeve, ndërtimin e marrëdhënieve, përqëndrimi, të luajturit dhe shoqërizimi në grup).

Stafi i qendrës  komunitare në Librazhd do të kontribuojë në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve  me Aftësi të Kufizuar  duke u fokusuar në fuqizimin e prindërve, bashkepunimin Qendër- Bashki- Zyrë Arsimore- Shkollë me qëllim gjithëpërfshirjen e fëmijeve në shkolla dhe në jetën e komunitetit.