“…Mund të them që koha me World Vision ia ka vlejtur gjithmonë. Asnjëherë nuk kam humbur, vetëm kam fituar nga ju. Kam mësuar më tepër çdo ditë, muaj e vit, të #drejtat e mia, si të #mbrohem, qytetet e bukura të Shqipërisë disa duke i parë më sytë e mi, #shëndeti, shoqëria, të punuarit në grup, të duam njëri-tjetrin, ta pranojmë njëri-tjetrin me ndryshimet që kemi secili, sepse ç’kuptim do kishte të ishim njësoj….”
Janë disa radhë nga letra e Joridës nga Durrësi. Sot ajo është një e #re, e cila studion në universitet dhe ka shumë ëndrra për të arritur në vendin e saj. Në një letër ku rrëfen, hapat e saj të para si pjesë e grupeve të #fëmijëve dhe më pas të të #rinjëve të #WorldVision Albania.
Një letër që përcjell #mesazhe #frymëzuese edhe për shumë fëmijë dhe të rinj të tjerë.
Lexoni letrën e plotë:
Letra e plotë:
“Unë quhem Jorida, jetoj në qytetin e Durresit dhe jam në vitin e parë të shkollës të lartë dhe tashmë unë studioj në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Në këtë letër dua të shkruaj disa rreshta për rrugëtimin tim në shoqatën “World Vision” dhe sa bukur kam kaluar çdo moment duke qenë pjesë e saj.
Tani kanë kaluar shumë kohë, më duket se nuk jam rritur vetëm unë por edhe vitet e punës së “World Vision“, bashkë me mua njëkohësisht.
Për herë të parë World Vision Durres na u prezantua në shkollë në fillore dhe si çdo fëmijë në shkollën time, dëshira ime ishte të bëhesha pjesë e saj. Përveç ndihmës, ajo që më tërhiqte më shumë ishte gëzimi dhe lojrat. Shikoja që moshatarët e mi kishin një buzëqeshje të madhe në fytyrën e tyre të vogël, çdo herë, kur ktheheshin nga takimet e tyre në grupet e fëmijëve.
Më pas një ditë edhe unë u bëra pjesë e grupeve Nuk e di nga t’ia nis të shkruaj. Ashtu siç funksionon dhe më të tjerët,u bëra dhe unë me një mikeshe e cila kishte zgjedhur të shkëmbente letra me mua, por jo letra, ajo ndante me mua jetën e saj, udhëtimet, ditë të mira e të këqija. Sa gjë e bukur, një mik, mikeshë që dëshiron të njohë përmes letrave, siç bënin të parët tanë, kur ishin larg njëri-tjetrit.
Mbaj mend takimet që realizonim në shkollë ne mblidheshim në grupe nën përkujdesjen e stafit të shoqatës dhe flisnim për tema të ndryshme, edukuese dhe shumë praktike. Ne nëpërmjet këtyre takimeve kemi mësuar më shumë për të drejtat tona. Jam ndjerë shumë e lumtur të mësoja për të drejtat e mia, të cilat s’mund t’i cënojë e t’i shkelë askush.
Në çdo fund viti “World Vision” kishte nga një dhuratë për çdo fëmijë në shkollën tonë, sa shumë që lumturonin fëmijët atë ditë. Mbaj mend në rrugëtimin tim shumë aktivitete, lojra, dhurata e buzëqeshje. Një ndër to edhe 1 Qershori dita e fëmijëve, nuk ishte një ditë e zakonshme në shkollën tone, mezi prisja ditën që të festonim dhe të shijoja shfaqjen, ku gjithmonë fillonte me të drejtat e fëmijëve, pasqyrimin e tyre në sytë tanë dhe të rriturve që shijonin shfaqjen bashkë me ne.
Nuk mund të harroj as udhëtimet e bukura që kemi bërë nëpër Shqipëri ku mësonim, shkëmbenim eksperiencat tona dhe kuptonim më shumë për historinë e secilit vend që shkonim. Falë jush unë kam patur mundësi të njoh vendin tim, që do ishte shumë e vështirë për shkak të pamundësisë ekonomike dhe vështirësive të përditshme.
Faleminderit që mi keni ndryshuar ditët e zakonshme duke i kthyer ato në të veçanta “World Vision”. Kujtoj me shumë dashuri që falë punës suaj në Tiranë na keni dërguar në kinema. Isha në klasë 7-8 dhe s’kisha qenë kurrë më përpara në kinema. Di që kam qeshur pafund atë ditë.
Këto udhëtime, takime edukuese, kanë ndodhur vit pas viti, çdo herë kam mësuar diçka të re dhe ndryshe. Pra u rrita bashkë me këtë shoqatë. Takimi i fundit që kam bërë ishte për internetin, shumë i vlefshëm sepse tani që të gjithë janë brenda për shkak të kufizimit nga COVID-19, ka filluar të shfaqet bullizmi nëpërmjet rrjeteve sociale.
Mund të them që koha në “World Vision” ia ka vlejtur gjithmonë. Asnjëherë nuk kam humbur, vetëm kam fituar nga ju. Kam mësuar më tepër çdo ditë, muaj e vit, të drejtat e mia, si të mbrohem, qytetet e bukura të Shqipërisë disa duke i parë më sytë e mi, shëndeti, shoqëria, të punuarit në grup, të duam njëri-tjetrin, ta pranojmë njëri-tjetrin me ndryshimet që kemi secili, sepse ç’kuptim do kishte të ishim njësoj.
Falë punës së palodhur të stafit, unë jam ndjerë një fëmijë shumë e lumtur.Ka qenë një rrugëtim i gjatë, i palodhur, i përkushtuar, i cili është rritur dhe shpresojmë të rritet çdo vit. Jam e sigurt që dhe çdo fëmijë që është pjesë ose ka qenë është po aq i lumtur sa unë, por fëmijët ndonjëherë nuk dinë si ta shfaqin këtë kënaqësi dhe falenderim për ju, ndaj në emër të këtyre të vegjëlve që s’dinë të shkruajnë mendimet në rresht edhe në emrin tim dua t’ju falenderoj pafund për çdo ditë, që nga fillimi deri sot në 2021, që më keni dhuruar buzëqeshje dhe dije. E shpreh atë që ndiej me zërin e fëmijës, së drejtës dhe sa i fortë është ky zë kur bëhen shumë fëmijë së bashku.
Në çdo kohë, le të jemi së bashku, të vërtetë por dhe të ndryshëm, ta duam njëri-tjetrin, familjen që s’mund ta blejmë as me parat e gjithë universit. Misioni juaj nuk është vetëm, ndihma por edhe dija, edukimi, dhe socializimi, të mësojmë të duam njëri-tjetrin në një shoqëri dhe e keni arritur më së miri. Të falësh, të japësh, asnjëherë nuk vret, thjesht lumturon veten dhe të tjerët, këtë na keni mësuar.
Sot i kam kaluar të 18 vjec, por sërish pndihem si një fëmijë e lumtur sa herë më ftojnë të marr pjesë në aktivitete. Jam mirënjohëse për çdo gjë, mikeshës që më zgjodhi dhe ndau çdo gjë me mua, dhe çdo sekondi të kaluar me “World Vision” dhe për ta mbyllur në fund me dashurinë dhe respektin që kam krijuar për ju çdo njërin prej jush që bënë së bashku një të tërë të madhe si “World Vision” dua ta mbyll në fund, në fakt me fjalën e parë që duhet të ishte në krye të letrës “FALEMINDERIT WORLD VISION” … që ishe pjesë e rrugëtimit dhe rritjes sime ndër vite deri më tani …”