World Vision është një organizatë ndërkombëtare humanitare e krishterë, zhvillimi komunitar dhe advokatie. Në Shqipëri, World Vision filloi të punonte në 1999-ën, si përgjigje ndaj krizës së refugjatëve kosovarë. Prej dy dekadash, puna jonë është fokusuar te zhvillimi dhe mbështetja afatgjatë për fëmijët, të rinjtë dhe familjet më në nevojë. Puna jonë ndikon në jetën e rreth 50 mijë fëmijëve në 18 bashki.
Ne mbështesim dhe punojmë për fuqizimin e fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve më në nevojë. Mbrojtja e përfshirja sociale, aktivizmi rinor dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik për familjet më në nevojë janë fokusi i punës sonë. World Vision angazhohet për të sjellë ndryshim të qëndrueshëm dhe rritjen e mirëqenies për fëmijët dhe familjet në Shqipëri.