Në fshatin Floq, një ndër zonat më të prekuara nga tërmetet në Korçë, 53 prej banorëve vijojnë ende të jetojnë në kampin me çadra, ndërsa 63 të tjerë janë strehuar në shkollën e fshatit.
Për t’ju gjendur pranë dhe për t’i mbështetur në këto ditë të vështira, vullnetarët e World Vision përkrah institucioneve të pushtetit lokal, atyre me bazë besimi dhe organizatave të tjera, po vijojnë të shërbejnë ushqime për banorët, ndërsa është siguruar për ta nevojat emergjente në krevatë, batanije, borsa, etj.