Klan Tv – Rrëfimi i studentit me aftësi të kufizuara

ervini-933x445

Ervini, një student me aftësi të kufizuara, tha në emisionin “Opinion” se pavarësisht se ligji për personat e verbër thotë që nuk i duhet të paguajë për arsimimin, ai paguan tarifën e plotë si gjithë të tjerët. “Pas reformës që është bërë së fundmi ne duhet të paguajmë si gjithë të tjerët dhe jo sipas ligjit që arsimi publik për të verbrit dhe personat me aftësi të kufizuar duhet të ishte falas, kjo nuk u zbatua”. Ai thotë se e ka shumë të vështirë të studiojë, sepse ka probleme edhe me pjesën e literaturës, aksesueshmërinë në fakultet, probleme që i vuajnë të gjithë kohës.

https://tvklan.al/rrefimi-i-studentit-me-aftesi-te-kufizuara-video/