Klan Tv – Arratisja e maturantëve

Në një vit, rreth 9 mijë maturantë aplikojnë për të studiuar jashtë vendit. Statistika e Ministrisë së Arsimit tregon për aplikimet, por jo realisht se sa prej tyre ia dalin të diplomohen në vendet ku ata dëshirojnë. Gjithsesi kjo shifër ka ardhur duke u rritur. Nëse u referohemi të dhënave të dhjetë vite më parë, numri i atyre që aplikonin ishte vetëm 1.500 maturantë. Të rinjtë kryesisht aplikojnë për të studiuar në Gjermani, në Angli ose Holandë, kryesisht në programet që lidhen me teknologji komunikimi apo ekonomik. Por fatkeqësisht ata nuk rikthehen më në Shqipëri. Këtë vit janë të paktën 25 përqind e maturantëve që presin të ikin jashtë vendit për studime.

https://tvklan.al/arratisja-e-maturanteve/