Hapësira kreative për të moshuarit, të rinjtë dhe për fëmijët, por edhe ndërgjegjësim për jetë të shëndetshme etj, këto kanë qenë disa nga idetë që të rinjtë e Klubeve SKYE në Kosovë, i kanë shndërruar në nisma në shërbim të komunitetit.
Mbi 200 të rinj të grupeve SKYE në Kosovë pjesë e projektit “Rritja e Integrimit Socio-Ekonomik e të Rinjve të Kosovës-SKYE” që implementohet nga organizata World Vision në Kosovë, me mbështetjen e GIZ në Kosovë, kanë vijuar të ndërmarrin projekte në shërbim të komuniteteve ku ata jetojnë.
“Vendi i kreativitetit” ishte ideja e zbatuar nga klubi “SKYE VICIANA II” në Vushtrri, ku të rinjtë vendosën që hapësirën e Qendrës Rinore, ku ata zakonisht qëndrojnë dhe zhvillojnë aktivitete të ndryshme sportive dhe rekreative, ta bëjnë një vend edhe më të përshtatshëm. Projekti është mbështetur nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Vushtrri.
“Green Bikes”, është nisma që ka si qëllim ngritjen e vetëdijësimit të qytetarëve mbi përdorimin sa më të shumë të biçikletave, duke promovuar jetën ekologjike dhe mbrojtjen e ambientit.
Të rinjtë, pjesë e grupit “MagiClub” në Graçanicë, ndërtuan vendparkingje për biçikleta, në qendër të Graçanicës.
Gjithashtu ky grup zhvilloi dhe një projket të dytë komunitar, titullar “Martial Arts – Generate Cooperation”. Qëllimi i projektit ishte mbajtja e ligjëratave tek të rinjtë lidhur me vetëmbrojtjen në katër shkolla në fshatra të ndryshme të Graçanicës.
“Për gjyshërit dhe fëmijët tanë” ishte projekti i zbatuar nga të rinjë e “Change with us” në Ferizaj, duke promovuar kështu dashurinë dhe kujdesin ndaj gjyshërve dhe fëmijëve.
Fillimisht të rinjtë dërguan në shoqatën e pensionistëve dhe invalidëve të punës në Ferizaj, tavolina në sipërfaqen e të cilave u vendosën fushat e shahut dhe karrige të reja.
Ne pjesën e dytë të projektit të rinjtë u kujdesën që më të vegjëlit, fëmijët e shkollës fillore “Arsim Rexhepi”, të kishin hapesira të reja kreative.