Historia frymëzuese e Eljanit: Si gjeti zërin e tij përmes logopedisë

“Eljani më përpara nuk fliste. Por pas marrjes së shërbimit të logopedisë, tashmë flet çdo fjalë”.

Kjo është historia jetëndryshuese e Eljanit nga Librazhdi. Ndiqni videon për të mësuar se si World Vision Albania, me mbështetjen e Kia, po ofron shërbime të specializuara në logopedi, terapi zhvillimi dhe fizioterapi për 62 fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara në Librazhd.

“Kia Green Light Project” financohet nga Kia , me mbështetjen e World Vision Korea , dhe zbatohet nga World Vision Albania në bashkëpunim me Bashkinë Librazhd.