Orjana e ka nisur rrugëtimin e saj me World Vision Albania në moshën 12-vjeçare në Gjergjan të Elbasanit. Një rrugëtim transformues që e ka ndihmuar atë të fitojë aftësi dhe kompetenca, si dhe të përfshihet në dhjetëra nisma komunitare; fillimisht si anëtare e grupit të mbrojtjes së fëmijëve dhe më pas si anëtare e grupeve rinore Impact.
Sot Orjana është një vajzë e fuqizuar, aktiviste e shoqërisë civile dhe një zë i fortë për të rinjtë e vendit tonë.
Ndiqni historinë frymëzuese.