Qindra të rinj nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova janë mbledhur dje me 11 shtator në Tiranë te Qendra Kulturore e Katedrales Ortodokse, në Festivalin e Rinisë për Drejtësi Sociale, që organizohet për të dytin vit radhazi nga World Vision. Të rinjtë do të tregojnë përmes dëshmive jo vetëm vështirësitë me të cilat ata përballen, në familje, shkollë apo në komunitete, por edhe sesi ata ia kanë dalë që t’i kalojnë vështirësitë. Këtë vit “Festivali i Rinisë për Drejtësi Sociale” ka si kauzë të tij, lançimin e fushatës kundër dhunës ndaj fëmijëve.
http://www.gsh.al/2018/09/12/statistikat-50-e-femijeve-nuk-ndihen-te-sigurt-ne-ambientet-e-shkolles/