Ministria e Arsimit ka përcaktuar kriteret e reja që duhet të plotësojnë mësuesit për të marrë emërimin e tyre në shkolla, këto ndryshime vijnë në kuadër të vendimeve të reja për rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe ndryshimeve të ligjit për arsimin e lartë. Brenda dy vitesh, të gjithë drejtuesit e shkollave dhe ata që aspirojnë të bëhen të tillë, duhet t’i nënshtrohen një trajnimi për drejtim dhe administrim shkolle. Në fund të ciklit të detyrueshëm, ata pajisen me certifikatë, e cila është kusht për të mbajtur atë pozicion pune.