Drejtori i Përgjithshëm për Politikat e Fqinjësisë së BE-së dhe Negociatat e Zgjerimit, Christian Danielsson ndodhet sot në Tiranë për një vizitë zyrtare. Ai ka uruar Gëzuar Ditën e Europës nga kryeqyteti shqiptar, ku ka zhvilluar në orët e para të mëngjesit një takim me kryeministrin Edi Rama.