Në Kurbin, prej 2 vitesh ka nisur një rrugëtim transformues për komunitetet lokale, me vënien në funksion të Qendrës “Fuqizojmë Komunitetin”. Falë shërbimeve sociale të integruara dhe aktiviteteve të ndryshme për fëmijët, adoleshentët, të rinjtë, si dhe grupet në nevojë të prekura nga përjashtimi social, diskriminimi apo abuzimi, Qendra “Fuqizojmë Komunitetin” Kurbin synon të nxisë qëndrueshmërinë e tyre për një komunitet gjithëpërshirës.