11 familje të tjera në Thumanë janë mbështetur me 644 rrënjë fidanë frutorë në kuadër të projektit “Përmirësimi i aftësive të familjeve për të përballuar situata emergjente”.
“Këto pemë janë një ndihmë shumë e madhe për ne. Nuk ka më mirë se sa frutat që rrisim vetë në kopshtin tonë. Shpresoj që brenda pak vitesh përmes tyre të siguroj edhe të ardhura shtesë për familjen,”- thotë Eva, njëra prej përfitueseve.
Duke parë potencialin e tyre në bujqësi, 11 familjeve iu janë dhuruar 200 rrënjë portokalle, 200 rrënjë mandarina, 140 rrënjë dardha, 80 rrënjë ullinj dhe 24 rrënjë limona, të cilat i kanë mbjellë në tokën e tyre. Për të hedhur bazat e një ekonomie më të qendrueshme, këto familje janë mbështetur gjithashtu edhe me inpute të tjera bujqësore si pompa spërkatjeje, mjelëse qumështi, korrëse bari dhe mullinj elektrik.
Projekti “Përmirësimi i aftësive të familjeve për të përballuar situata emergjente” financohet nga UNDP Albania dhe zbatohet nga Word Vision Albania dhe iu vjen në ndihmë në total 115 familjeve në bashkinë Krujë.
50 prej këtyre familjeve po mbështeten me inpute bujqësore dhe blegtorale si pemë frutore, dhi, pompa vaditëse etj., ndërsa 65 familje të tjera janë mbështetur me paketa ushqimore dhe higjienike.
Familjet e prekura nga tërmeti dhe pandemia po ndihmohen të hedhin bazat e një zhvillimi ekonomik më të qendrueshëm dhe të përmirësojnë aftësitë për të përballuar më mirë situatat emergjente në të ardhmen.
Po në kuadër të këtij projekti janë realizuar edhe disa trajnime me prindër, fëmijë dhe fermerë. Dëri më tani, 57 prindër janë trajnuar për Prindërimin Pozitiv dhe se si të menaxhojnë më mirë situatat emergjente në të ardhmen, ndërsa 65 fermerë të vegjël dhe individë janë trajnuar se si të bëjnë një Plan Biznesi, si të menaxhojnë fermat e tyre dhe se si të gjejnë treg për produktet e tyre.
Ndërkohë edhe anëtarë të komunitetit dhe përfaqësues të institucioneve lokale do të angazhohen në diskutime që kanë për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe zbatimin më efektiv të Planit Lokal të Emergjencave. Trajnimet me prindërit, fëmijët dhe fermerët do të vijojnë edhe në muajt e ardhshëm, njëkohësisht me mbështetjen me inpute bujqësore dhe blegtorale.
Ky ndërhyrje është marrë në kuadër të “Përgjigje e Mbrojtje Sociale ndaj Tërmeteve” (ESPR), një projekt i zbatuar nga UNDP Albania dhe financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, Qeveria e Finlandës dhe Qeveria e Norvegjisë. Projekti mbështet Qeverinë Shqiptare dhe tre bashki të prekura nga tërmeti, në procesin e dizenjimit dhe përkthimit të politikave që synojnë në ndërmarrjen e veprime të duhura lokale për të siguruar që burrat, gratë, vajzat dhe djemtë që jetojnë në varfëri, ose situata të cënueshme, që ndërthuren me kushtet pas tërmetit, të kenë akses në shërbime sociale të integruara dhe cilësore.