Exit.al – Skandali i dhunimit të fëmijës. Drejtoresha Shehapi e pakualifikuar

kopshti-numer-1

Dy javë më parë, u raportuan për disa akuza të ngritura kundër Nashi Shehapi, drejtoreshë e Kopshtit Nr.1 në Tiranë për ushtrim dhune ndaj një fëmije 4-vjeçar. Që prej raportimit, prokuroria ka dështuar të kryejë hetimin për rastin në fjalë dhe Zonja Shehapi vazhdon të mbetet drejtoreshë. Pas një kërkimi të thelluar është zbuluar se ajo jo vetëm nuk ka kualifikim apo çertifikatën përkatëse për vendin e Drejtoreshës së Kopshtit Nr.1, por ajo as nuk e ka fituar vendin e punës nëpërmjet rrugës zyrtare, pra duke aplikuar dhe duke u regjistruar në portalin online.

https://exit.al/2018/11/skandali-i-dhunimit-te-femijes-drejtoresha-shehapi-e-pakualifikuar/