Edukimi

Programi i edukimit ka si qëllim të mundësojë një ambient shkollor që është gjithpërfshirës dhe miqësor për fëmijët e moshës 6-16 vjeç në Shqipëri, veçanërisht për fëmijët më në nevojë me fokus te fëmijët me aftësi të kufizuar.

Adreson aksesin e fëmijëve më në nevojë në shkollë nga një pikpamje e përmirësimit të sistemit arsimor në tërësi; Adreson konceptin e gjithëpëfshirjes nëpërmjet një qasjeje të dyanshme: rritja e kapaciteteve të profesionistëve të arsimit për të ofruar mbështetje të individualizuar sipas nevojave të nxënësve dhe i mësuari mes profesionistëve në formatin e shkëmbimit të përvojave dhe rrjetit të profesionistëve. Punon me shkollat për të ndryshuar sjelljet dhe kulturën e shkollës drejt një klime sa më gjithëpërfshirëse nëpërmjet partneritetit dhe mobilizimit të nxënësve, mësuesve, prindërve, komunitetit. Synon të rrisë pjesëmarrjen e komunitetit, duke lehtësuar angazhimin e tyre në nivel bashkie për të nxitur investimet që lidhen me edukimin gjithëpërfshirës dhe shërbimet e nevojshme për fëmijët me aftësi të kufizuar.

Projekti i “Hapësirave Zhvillimore” thekson rëndësinë që ka bashkëpunimi me shkollën dhe me specialistë të tjerë jashtë shkollës për t’iu shërbyer më mirë nxënësve. Modeli udhëhiqet nga parimet e Mjedisit më Pak Kufizues (MPK) dhe Modelit Universal. Gama e mbështetjes së afruar në Hapësirën Zhvillimore variojnë sipas nevojave individuale të identifikuara të nxënësit. Ajo ndahet në tre nivele:

Mbështetja universale :

E cila nënkupton mbështetje të të gjithë shkollës dhe klasës për të gjithë nxënësit me qëllim që të ndërhyhet herët dhe të ngrihen programe/aktivitete për të promovuar kompetencë akademike, sociale, emocionale dhe sjellore për të gjithë nxënësit. Në këtë nivel mbështetjeje, në kurrikulën e përgjithshme të edukimit kanë akses shumica e nxënësve, përfshi shumë nxënës me vështirësi të lehta deri në të rënda në funksionim.

të moshës 5-9 vjeç dhe 84.7% e fëmijëve 10- 14 vjeç janë fëmijë që kanë një vështirësi të moderuar ose të thelluar në një ose më shumë nga fushat e zhvillimit (Fëmijë me Aftësi të Kufizuar) brenda sistemit arsimor para universitar. 16.5 % e fëmijëve me aftësi të kufizuar të moshës 5-9 vjeç dhe 13.1% e fëmijëve të moshës 10- 14 vjeç janë të pa përfshirë në sistemin arsimor. 92 % e fëmijëve me aftësi të kufizuar nuk frekuentojnë qendra shërbimesh të specializuara që do ndihmonin aftësimin dhe përfshirjen e tyre në shoqëri. Të pyetur se cilat janë shërbimet më të nevojshme që prindërit do donin për fëmijët e tyre me aftësi të kufizuar, tre nga shërbimet që kanë përqindjen më të lartë lidhen me: 37.6 % e prindërve do preferonin asistencë financiare që të sigurojnë shërbime vetë për fëmijët e tyre; 24.7 % e prindërve do preferonin shërbime arsimore cilësore që lidhen me plane individuale edukimi dhe zhvillimi/ shërbime trajnimi për edukimin gjithpërfshirës; 28 % e prindërve do preferonin të kishin për fëmijët e tyre shërbime komunitare rehabituese dhe zhvillimi (Shërbime psikosociale, ndihmë për vështirësitë në dëgjim, shikim, terapi logopedie, fizioterapi, terapi zhvillimi etj) Shpenzimi publik për arsimin në Shqipëri aktualisht është 3.5 %, një nivel më i ulët sesa mesatarja prej 6.3 % e shteteve pjesë të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD). Gjatë vitit 2016, World Vision duke u konsultuar me 3762 fëmijë në moshë shkollore, në 10 rajonet ku punon, në lidhje me cilësinë e arsimit dhe gjithpërfshirjes, rezultoi që nga perspektiva e fëmijëve, ata e vlersojnë cilësinë e arsimit në 61.7 % dhe nivelin e gjithpërfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuar, Romë dhe Egjyptianë në masën 38.3 %.

Mbështetje selektive/e shënjestruar:

Ndërkohë që pranojmë që praktikat universal në klasa përmbushin nevojat e shumicës së nxënësve, disa nxënës kërkojnë mbështetje të shënjestruar afatshkurtër me qëllim që të jenë të suksesshëm, të tillë si: përshtatje të vogla të kurrikulës, mbështetje psiko-pedagogjike, mbështetje të moshatarëve, këshillim, përshtatje (të cilat janë përshtatje në mjedisin mësimor që trajtojnë pikat e forta dhe nevojat e nxënësve të caktuar. Këto mund të përfshijnë rregullime fizike, teknologji ndihmëse, strategji të posaçme mësimi) etj.

ne nivel lokal dhe kombëtar dhe me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Duke u fokusuar ne aftësimin e strukturave të shkollës si Qeveritë e Nxënësve dhe Bordeve të Shkollave për të adresuar cështje që lidhen me gjithpërfshirjen e fëmijëve më në nevojë si fëmijët me aftësi të kufizuar, ata që kanë braktisur shkollën ose fëmijë me vështirësi në të nxënë. Duke lehtësuar ardhjen së bashku të anëtarëve të komunitetit me strukkturat e shkollës për të ideuar dhe zbatuar nisma që adresojnë cështje të cilësisë së arsimit duke përdorur burimet që ndodhen në komunitet. Duke mbështetur profesionistët e arsimit, anëtarë të komunitetit në nivel lokal për të ngitur cështje të arsimit gjithpërfshirës gjatë proceseve të buxhetimit me pjesmarrje dhe në nivel kombëtar për të advokuar duke mundësuar gjithpërshirjen e fëmijëve më në nevojë në një sistem arsimor gjithpërfshirës për ta. Nismat advokuese të drejtuara nga strukturat e shkollave në nivel lokal dhe që informojnë punën në nivel kombëtar për të siguruar standarte cilësore në arsim, janë celesi për të mbajtur përgjegjës strukturat përkatëse që kanë detyrimet ligjore për të siguruar ambiente miqësore për fëmijët dhe vecanërisht për ata me aftësi të kufizuar brenda sistemit arsimor para universitar.

Mbështetje shtesë/e specializuar:

Një numër i vogël nxënësish kërkojnë plan edukimi dhe mbështetje të individualizuar që është specifike për nevojat e tyre të veçanta. .

Projekti “Tungjatjeta…Jetë!” ishte formati i parë i shërbimeve lëvizëse për fëmijët me aftësi të kufizuara që banojnë në zona rurale dhe të largëta. Duke njohur sfidat me të cilat përballen këta fëmijë dhe familjet e tyre, World Vision Albania kërkon të kapërcejë hendekun gjeografik, duke u siguruar që asnjë fëmijë të mos mbetet pas.

Nëpërmjet qasjes së llogaridhënies në komunitet, programi ka angazhuar në mënyrë aktive aktorë në nivel lokal e kombëtar, duke mobilizuar dhe përforcuar zërat e fëmijëve, familjeve, profesionistëve të shkollës dhe komunitetit për të mbrojtur praktikat e arsimit gjithëpërfshirës.

Kontribuon në SDG-të:

2022 në numra

  • 120 fëmijë me aftësi të kufizuara në 14 shkolla kanë marrë 10,090 orë shërbimi, kryesisht të fokusuara në zbatimin e planit individual brenda Hapësirës Zhvillimore.
  • 216 fëmijë me aftësi të kufizuara përfituan 7,835 orë terapi (2,962 orë logopedi, 2,770 orë fizioterapi, 1,865 orë terapi zhvillimi dhe 238 orë shërbim psiko-social) nëpërmjet shërbimit lëvizës në bashkitë Librazhd, Përrenjas, Lezhë dhe Rrogozhinë.
  • 14 mini-grante për përmirësimin e infrastrukturës shkollorë u zbatuan në 17 shkolla, duke ndjekur qasjen e llogaridhënies në komunitet. 7,334 fëmijë tashmë kanë hapësirat dhe mjetet e nevojshme për të zhvilluar orët e sportit në një mjedis të sigurt dhe tërheqës.
  • 7,326 fëmijë u pajisin me mjetë shkollorë në fillim të vitit të ri shkollor.
  • 933 fëmijë morën pjesë në kampe verore.
10.4 % [1] e fëmijëve të grupmoshës 2-17 vjeç raportohet se hasin të paktën një vështirësi të lartë për të kryer një aktivitet ose nuk arrijnë ta kryejnë fare atë, pavarësisht përdorimit ose jo të pajisjeve ndihmëse. 1 në 10 fëmijë në Shqipëri ka aftësi të kufizuar duke u përballur me të paktën një vështirësi të lartë në kryerjen e aktiviteteve të jetës së përditshme. Ndër fëmijët me aftësi të kufizuar, raportohet se vështirësitë më të shumta hasen në fushat konjitivo-psiko-sociale, ku të paktën gjysma e fëmijëve hasin vështirësi të lartë me sjelljen dhe/ose emocionet, ndërsa të paktën 1 në katër fëmijë hasin vështirësi të lartë dhe në aspektin fizik.

Disa nga fushat e vështirësisë së lartë në funksionim për fëmijët me aftësi të kufizuar:

Emocionet (56.1%) Sjellja (51%) Lëvizja (20.4%) Shikimi (8%) Dëgjimi (2.6%) Vetëm 83% e fëmijëve me aftësi të kufizuara në moshën e arsimit të detyruar (5-14 vjeç) ndjekin sistemin arsimor, nga të cilët, 95% ndjekin shkollën e përgjithshme, ndërsa 5% shkollë speciale. Vetëm 8% e fëmijëve me aftësi të kufizuar marrin shërbim nga qendra sociale. Arsyet kryesore të mosndjekjes së shërbimeve shëndetësore dhe arsimore të identifikuara nga prindërit ose kujdestarët e fëmijëve me aftësi të kufizuar janë: mospërballimi i kostove të lidhura me marrjen e shërbimeve, cilësia e dobët e shërbimit, mungesa e shërbimit pranë zonës së banimit.

6% e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar janë të pakënaqur ose aspak të kënaqur nga respekti ose sjellja e shfaqur nga stafi mësimdhënës ndaj fëmijës së tyre. 14% e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar janë të pakënaqur ose aspak të kënaqur nga distanca dhe transporti për të dërguar fëmijët e tyre në shkollë 26% e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar janë të pakënaqur ose aspak të kënaqur nga infrastruktura e mjediseve arsimore. 36% e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar janë të pakënaqur ose aspak të kënaqur nga shpenzimet e nevojshme për ndjekjen e arsimit (përfshirë koston e transportit ose shpenzime të tjera).

Qendra sociale (ditore ose rezidenciale): 26.3% e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar janë të pakënaqur ose aspak të kënaqur nga cilësia e shërbimit të ofruar në qendrat sociale që kanë frekuentuar fëmijët e tyre 54.4% e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar i vlerësojnë kostot e ndjekjes së qendrave sociale si të papërballueshme. Vlerësimi i sistemit aktual të përcaktimit të aftësisë së kufizuar Vetëm 4% e fëmijëve me aftësi të kufizuar të identifikuar janë vlerësuar në një moment të jetës së tyre nga një komision mjekësor ose multidisiplinor lidhur me përcaktimin e aftësisë së kufizuar. Prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuar të cilët kanë kaluar nga një vlerësim i tillë e konsiderojnë të pamjaftueshme mbështetjen financiare (42%) dhe atë të shërbimeve të tjera publike të përfituara (71%), duke vlerësuar si nevoja prioritare për t’u adresuar rritjen e mbështetjes financiare, si dhe ofrimin e më shumë shërbimeve të specializuara shëndetësore, arsimore dhe rehabilituese. Shpenzimi publik për arsimin në Shqipëri aktualisht është 3.5 %, një nivel më i ulët sesa mesatarja prej 6.3 % e shteteve pjesë të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) Përmes punës në programin tonë të Edukimit, si dhe punës me partnerë dhe institucionet përktatëse në nivel lokal dhe kombëtar, ne synojmë të krijojmë një rrjet të integruar shërbimesh për këta fëmijë brenda ambienteve të shkollave dhe pranë qendrave të specializuara në komunitet. Falë kësaj, fëmijët me aftësi të kufizuar do të kenë mundësi të marrin mbështetjen e duhur nga: mësuesi mbështetës, mjeku, psikologu, punonjësi social, logopedisti dhe terapisti duke përfituar nga arsimi gjithpërfshirës dhe aftësimi për një jetesë të pavarur në komunitet duke u përfshirë në shoqëri. [1] Studimi kombëtar: Aftësia e kufizuar tek fëmijët në Shqipëri: prevalenca dhe cilsësia e shërbimeve. World Vision në Shqipëri dhe Save the Children në Shqipëri, Mars 2017. [2] http://data.un.org/Data.aspx?d=UNESCO&f=series%3AXGDP_FSGOV

Lajme

 “Kur mora vesh që vajza ime ishte me sindromën down për një çast mendova …

Fëmija ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë themelore e ka …

“Gjatë kësaj kohe pata mundësinë të njihem më shumë me shokët e mi dhe …

Fuqizimi i adoleshentëve dhe të rinjve me qëllim që ata të mund të ndërtojnë …

14 shkolla 9-vjeçare dhe të mesme në Kamëz janë bërë pjesë e një fushate …

Liana i do shumë librat, e do shumë shkollën dhe i pëlqen shumë të …