Shkollimi dhe perspektiva më e mirë e jetës. Kjo është dëshira e shumë shqiptarëve, që për ta realizuar synojnë largimin nga Shqipëria. Gjetjet tregojnë që emigrimi një dukuri që po prek të gjitha shtresat e shoqërisë, grupmoshat, klasat e ndryshme shoqërore për nga të ardhurat. Emigrimi potencial është rritur në vitin 2018 në 52% nga 44% që ka qenë në 2017-ën. Studimi tregon se tendenca më e fundit është ajo e emigrimit të njerëzve që kanë mbaruar universitetin, i rinisë së kualifikuar në nivel të lartë, që ka dëshirë të madhe të emigrojë. 57% e grupmoshës 18- 40 vjec synojnë të emigrojnë. 46 % e atyre që nuk kanë emigruar asnjëherë synojnë të emigrojnë. 72% e emigrantëve të kthyer, pra e atyre që kanë qënë njëherë në emigracion, dëshirojnë të ikin përsëri.