Kancelari austriak, Sebastian Kurz që ndodhet për vizitë në Ballkan bën thirrje në Beograd për lënien pas të së shkuarës në emër të paqes e stabilitetit. Para vizitës në Kosovë, kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka bërë të ditur se Austria do të japë votën pro Kosovës për t’u bërë pjesë e Interpolit. Ky është një prioritet i presidencës austriake, që të mbështeten shtetet e Ballkanit në afrimin me BE. Kjo vlen veçanërisht për reforma në sigurinë e brendshme.