Deoni – Nga heshtja te fjalët, një histori transformimi

Deoni po flet. Po mëson. Po lulëzon.

“Tani thotë ‘mami’, ‘babi’. Njeh kafshët, shkronjat dhe numrat. Shoh ndryshime çdo ditë… jam shumë e kënaqur,” – tregon Dorina, nëna e tij.

Deoni kishte vështirësi në të folur, por sot, falë terapisë dhe mbështetjes së duhur, 4 vjeçari po hedh hapa të sigurt drejt zhvillimit të tij.

Prej dy vitesh ai merr shërbim në Qendrën Multifunksionale KIA në Librazhd, aty ku çdo fëmijë mbështetet për të arritur potencialin e plotë.

Projekti Kia Green Light në Librazhd, i cili financohet nga Kia me mbështetjen e World Vision Korea dhe zbatohet nga World Vision Albania dhe Bashkia Librazhd, mbështet 97 fëmijë me terapi zhvillimi, logopedi dhe fizioterapi.