Birn – Banorët e Mengëlit festojnë hapjen e shkollës, si fitore pas protestave

mengeli

210 nxënës i janë rikthyer shkollës në fshatin Mengël të Elbasanit, pas rikonstruksionit të pjesshëm të zhvilluar me emergjencë nga bashkia Elbasan, pas një proteste dyjavore të banorëve. Nxënësit i janë drejtuar shkollës ku u kryen riparime minimale me një fond emergjence 700 mijë lekë, ndërsa po ashtu shihej se ajo ishte lyer dhe pikturuar. Bashkia Elbasan nëpërmjet një deklarate në faqen zyrtare konfirmoi se shkolla u rikonstruktua dhe nuk përbën më rrezik për jetën e nxënësve, por tha se nuk ka hequr dorë nga projekti për rikonstruksionin total të saj.

https://www.reporter.al/banoret-e-mengelit-festojne-hapjen-e-shkolles-si-fitore-pas-protestave/