Bëhu pjesë e rrjetit të punonjësve rinor të World Vision Albania

Organizata World Vision Albania po krijon një rrjet punonjësish rinorë (mosha 20+), të cilët do të trajnohen dhe më pas të angazhohen me pagesë në aktivitete të ndryshme me fëmijë të moshës 11–14 vjeç, gjatë periudhës qershor – gusht 2026.

Trajnimet do të zhvillohen para fillimit të periudhës së angazhimit, kryesisht në fundjavë dhe/ose online, për të përgatitur personat e përzgjedhur me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme.

Detajet e angazhimit:

Periudha e punës: jo më pak se 5 ditë dhe jo më shumë se 5 javë rresht, nga e hëna në të premte, 08:00 – 17:00. (qershor – gusht 2026)

Fleksibilitet: mundësi që edhe të rinjtë e punësuar të angazhohen gjatë pushimeve verore

Vendi i punës: Tiranë

Nëse ke pasion punën me fëmijët dhe adoleshentët, dëshiron të ndërtosh aftësi praktike dhe të bëhesh pjesë e një rrjeti kombëtar të rinjsh, kjo thirrje është për ty!

Ky program nuk është vetëm një mundësi për t’u trajnuar dhe punësuar gjatë sezonit të verës, por edhe një investim për zhvillimin tënd profesional dhe punësimin afatgjatë.

Aplikimet janë të hapura deri në 20 mars 2026.

Apliko këtu: https://ee-eu.kobotoolbox.org/x/egjNLSuV