Pritet të dalë sot para gjykatës në Vlorë 24 vjecari Ridvan Zykaj, autor i masakrës në fshatin Resulaj, ku mbetën të vrarë 8 persona. Mbi 24 vjeçarin rëndon akuza ‘Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave’, parashikuar nga neni 79/dhe i Kodit Penal. Asnjë avokat nuk ka pranuar të marrë në dorë dosjen e tij, ndërsa 24 vjecari është braktisur edhe nga familjarët.